Vetëm 24 orë pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, presidentit Vlodymyr Zelensky ka lëshuar akuza të ashpra ndaj vendeve të tjera të botës dhe atyre partnere.
Zelensky shkruan se Ukraina u la e vetme që të luftonte Rusinë dhe askush nuk jep një garanci për anëtarësimin e saj në NATO.
“Kush është gati të garantojë futjen e Ukrainës në NATO? Sinqerisht, të gjithë kanë frikë. Pyeta partnerët nëse janë me ne? Ata janë me ne, por nuk janë gati të na marrin në aleancën e tyre. U jam mirënjohës kujtdo që na ka mbështetur konkretisht, jo vetëm me fjalë. Kush është gati të luftojë me ne? Sinqerisht nuk shoh asnjë. Të gjithë kanë frikë”, deklaroi Zelensky.
Presidenti shton se ai dhe familja e tij do të qëndrojnë në Ukrainë, pavarësisht se Rusia e identifikoi atë si “objektivin numër një”.
“Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke rrëzuar kreun e shtetit”, thotë Zelensky.
137 ushtarë ukrainas të vrarë dhe 316 të plagosur, ky është bilanci i zymtë i ditës së parë të luftimeve për të mbrojtur vendin nga pushtimi rus. Shifrën e bëri publike Presidenti Volodymyr Zelensky, në një videomesazh në Facebook.