Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollca, një nga të ftuarit ishte këngëtari Ermal Fejzullahu.
Ai këtë mbrëmje dhuroi një larmishmëri emocionesh, ku foli për jetën e tij personale, për projektet e reja, por jo vetëm kaq.
Një nga premtimet më epik pas sfidës së parë, ku të ftuarit u vendosën në dënimin për një premtim dashurie për partnerin, Ermali i shkriu së qeshuri të gjithë.
Ai i premtoi partneres Ariana Fejzullahut se nuk do bëjnë më fëmijë, duke shkaktuar mjaft të qeshura në skenë.
Kujtojmë se Ermali dhe Ariana janë prindër të tre vajzave dhe një djali, mirëpo u përfolën edhe për një shtatzëni tjetër të Arianës, lajme që bënë bujë në showbiz.