Prej ditësh në kërkim nga policia, ku ndodhet Fero?

Që prej 28 dhjetorit të vitit që sapo lamë pas, reperi nga Kosova Fero është në kërkim nga policia e Kosovës. Reperi akuzohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pasi qëlloi me armë zjari në një lagje të Gjilanit.

Por pas kaq ditësh kërkime nga forcat policore, a është arritur të gjendet vendnodhja e reperit? Duket se jo!

Së fundmi Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për Insajderi njoftoi se i dyshuari F.SH është ende në arrati.

“Ende nuk është arrestuar. Po vazhdon kërkimi i tij nga ana e Policisë” – tha Hashani.

Nuk dihet ende edhe sa do të mundet reperi ti shpëtojë lentes së policisë.