Prej ditësh në rrjet po përflitet se çfarë është duke ndodhur me Luiz Ejllin. Këngëtari është parë disa herë me lot në sy në shtëpinë e BBV, por asnjëherë nuk e ka treguar se cfarë problemi ka.
E teksa disa shprehen se është ngarkesë emocionale, të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për diçka tjetër.
Mirëpo një veprim i Luizit në shtëpi ka tërhequr mjaft vëmendje. Ai është dëgjuar shpesh të kërkojë që brenda shtëpisë të luhet kënga e njohur e Sia, “Bird Free”.
Sa herë që kjo këngë është vendosur në sfond, Luizi ka shpërthyer në lot, duke nënkuptuar se ka një lidhje emocionale kur e degjon.
Por, për çfarë flet kjo këngë dhe a po mundohet Luizi të dërgojë një mesazh përmes saj?
Kënga që Luizi ka kërkuar shpesh të vendoset në shtëpi, flet për lirinë nga një marrëdhënie jofunksionale. Sia e cila këndon këtë këngë, thotë se kjo lidhje e la mbrapa dhe simbolikisht ajo ende lufton për të fluturuar edhe pse është e lirë nga kafazi i marrëdhënies.
Në tekst Sia shprehet se të vazhdosh një marrëdhënie aspak të mirë, të ha nga brenda. Këngëtarja shton se duke e vazhduar këtë lidhje, ju vini në dyshim vetëvlerësimin tuaj. Madje aq sa filloni të mendoni dhe për vetvrasjen. Por tani ajo është e lirë! Dhe ajo dëshiron të jetojë. Dhe këndon. Asaj nuk i intereson nëse është e pakëndshme – të paktën ajo po këndon dhe po këndon për vete.
Teksti i plotë në shqip.
Krahët e prerë, isha një gjë e thyer
Kisha një zë, kisha një zë, por nuk mund të këndoja
Ti do të më qetësoje
Unë vuajta, oh
Kaq e humbur, kufiri ishte kapërcyer
Kisha një zë, kisha një zë, por nuk mund të flisja
Më ule poshtë
Unë luftoj për të fluturuar tani, oh
Por ka një ulërimë brenda që ne të gjithë përpiqemi ta fshehim
Ne mbahemi aq fort sa nuk mund ta mohojmë
Na ha të gjallë, o na ha të gjallë, o
Po, ka një ulërimë brenda që ne të gjithë përpiqemi ta fshehim
Ne mbahemi fort, por nuk dua të vdes, jo
Unë nuk dua të vdes, nuk dua të vdes, po
Dhe nuk më intereson nëse nuk këndoj siç duhet
E gjej veten në meloditë e mia
Unë këndoj për dashurinë, këndoj për mua
E bërtas si një zog i lirë
Jo, nuk më intereson nëse këndoj keq
E gjej veten në meloditë e mia
Unë këndoj për dashurinë, këndoj për mua
Unë do të bërtas si një zog i lirë