Postimi me foton e saj merr kuptim! Butrint Imeri do të surprizojë Kiara Titon në “Big Brother VIP”?! (Foto)

Ditën e sotme një gjest i Butrint Imerit në Instagramin e tij ka bërë xhiron e rrjetit. Artisti postoi një foto të Kiara Titos duke e shoqëruar me një kurorë sipër saj.

Pas kësaj, edhe babai i tij ri-postoi të njëjtën gjë në Instagramin e tij.

Ndërkohë që vetëm pak minuta më parë, teksa ka postuar një foto në makinë, Butrinti ka shkruar:

“Një befasi këtë javë…”, dhe menjëherë të gjithëve mendja na shkon vetëm në një vend: shtëpia e Big Brother Vip.

Pas mbështetjes në rrjetet sociale, mos ndoshta këngëtari do të surprizojë Kiarën duke i shkuar brenda në shtëpinë e BBVA? Nëse kjo do të ndodhte, atëherë vertetë që do të ishte një super befasi.

Gjithsesi, na duhet të presim spektaklin e ditës së martë për të zbuluar gjithçka.