Ditën e sotme ka vijuar puna për operacionin policor “FAST DELIVERY”, i nisur që në nëntor të vitit 2021, kundër subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tregtimit të produkteve dhe mallrave npërmjet faqeve në rrjetet sociale.
Po ashtu, përveç mungesës së fiskalizimit, personat që kishin në pronësi këto dyqane dyshohet se kanë futur edhe mallra kontrabandë në Shqipëri.
Në kuadër të këtij operacioni është bërë arréstimi i disa shtetasve dhe më pas u morën në përgjegjësi penale bashkë me disa subjekte tregtare që ofronin shërbimin privat postar, duke zbërthyer një skemë të magazinimit dhe tregtimit të mallrave kontrabandë, skemë që i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare shtetit.
Më poshtë do të gjeni detaje të detajuara të këtij aksioni bashkë me emrat e faqeve online:
• London Fashion
• Subjekti King Bro Style
• Subjekti Pure Parfume
• Subjekti Klodi Store
• Subjekti Bli Veshje
• Subjekti Jaguar
• Subjekti Becool
• Subjekti Natura Therapy
• Subjekti Zero Absolute
• Subjekti Garderoba
• Subjekti Outlet Shoes
• Subjekti TutoCasa.
• Subjekti HM Original
• Subjekti Chic& Posch Uk
• Subjekti Dars.Al
• Subjekti Pelinku Store
• Subjekti Carpet Diem
• Subjekti Divino Shoes
Graal
Fansi Shop
Emy Shop
LuxModa
Suna Sport
Non solo moda
Golden Shoes
Tendenca e modës
Veshje për fëmijë Reisa
Shopping girls
Anais
Original Brands Albania
EOX store
Urdhër-arréstet:
1. A. H. administrator i dy faqeve Online London Fashion dhe Bo Boo Fashion
2. E. I. administratore tek subjekti Pure Parfume
3. K. V. administrator i subjektit Klodi Store
4. E. K. administrator i faqes King Bro Style
5. J. Q. administrator i faqes Bli Veshje
6. A. S. administrator i faqes online Jaguar kids
7. P. Rr. administratore e faqes Gral
8. E. K. administratore e faqes Fansi Shop
9. E. Xh. adminsitratore e faqes EMY SHOP
10. E. R. administratore e faqes Luxmoda
11. M. B. administrator i faqes online Zero Absolute
12. A. D. administratore e faqes Garderoba ime
13. G. Ll. administrator i faqes Outlet Shoes
14. I. D. administrator i faqes Tutto casa.al
15. M. G. administratore e faqes HM Original Fashion
16. J. K. administratore e dy faqeve online Chic&Posh Uk dhe Lulita.Uk
17. S. R. administratore e faqes online Dars.Al
18. Sh. P. administrator i faqes Pelinku Store dhe subjekt fizik Shkëlqim Pelinku
19. B. B. administrator i faqes Carpet Diem
20. R. Gj. adminsitratore e faqes Divino Shoes
21. E. Ç. administrator i faqes online BeCool
22. E. Z. S. administratore e faqes online Natura Vita Health
Ndaj këtyre shtetasve u kërkua caktimi i masave të sigurisë “arrést ne bùrg”.
Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë u pranua kërkesa e Pròkurorit për caktimin e masave të sigurimit arrést në bùrg ndaj këtyre shtetasve.
Në bashkëpunim me Seksionin e Lùftës Kundër Krímit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë po vijohet me ekzekutimin e Urdhrit të Ekzekutimit të arréstit të nxjerrë nga Pròkurori Bledar Valikaj.
Në vijim ne bashkëpunim me Seksionin e Lùftës Kundër Krímit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë do kryhen veprime të tjera për të dokumentuar veprimtarinë kríminale të këtyre shtetasve, si dhe për të dokumentuar dhe evidentuar edhe subjektet të tjera që kryejnë veprimtari të tillë duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme financave të shtetit me qellim godítjen e gjithë kësaj veprimtarie të palígjshme në kurriz të shtetit, qytetarëve por edhe në dëm të konkurrencës së ndershme.
Burimi: /Gotanews