Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha së fundmi i ka dedikuar pak kohë ndjekësve të saj në Instagram.
Ajo ju ka dhënë mundësinë të pyesin çfarë të duan dhe bukuroshja t’iu përgjigjet.
Ashtu siç mund të pritej, ndër të gjitha pyetjet e mundshme nuk mund të mungonte edhe ajo për zgjerimin e familjes.
“A do të ketë Poem një motër apo vëlla?”, ishte pyetja e ndjeksit së cilës Sara iu përgjigj kështu:
“Patjetër që do të ketë. Vetë mos pyet kur”.
Si duket Ledri dhe Sara i kanë planet e qarta që Poem nuk do të jetë fëmijë i vetëm. Se kur do të zgjerohet familja Vula ende nuk e dimë as ne…. dhe as vetë Sara.