Fifi ka dhënë sinjale here pas here se është në një marredhenie dashurie.
Por, kush është djali në fjalë?
Burime per “Kryefjala” kane zbuluar se pas daljes nga Big Brother VIP Fifi ka krijuar një marrëdhënie me ish partnerin e Adrola Dushit, Adisin.
Madje ky i fundit e shoqëron edhe ne koncerte.
Pak me pare Adisi ka publikuar një foto me Fifin në Insta Story, të njejten që Fifi e ka publikuar duke i mbuluar fytyrën.
Kujtojme se divorci i modeles së njohur shqiptare, Adrola Dushi, nga ish-bashkëshorti Adis Patushi, tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut ne vitin 2018.
Adrola u shpreh se nuk e cilësonte si gabim martesën, por vendimi i tyre erdhi në një kohë kur ishin shumë të rinj.
Kujtojmë se gjatë intervistave më herët për ndarjen, Adrola është shprehur:
“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit”.
Ata kane se bashku nje djale me emrin Troi. Pavarësisht ndarjes, dy prindërit i qëndrojnë gjithnjë pranë Troit.
Përsa i përket Fifit dhe lidhjes se saj,ajo ka publikuar nje instagram story me Adisin në 19 Janar 2022 duke shkruar: ç’du unë me ty…