Në shtëpinë e “Big Brother VIP” po vazhdon ende të përflitet për situatën e bujshme në lidhje me sëmundjen e Luizit.
Teksa një pjesë e banorëve kanë krijuar një ‘urrejtje’ ndaj tij me mendimin se ka sajuar një histori të tërë, një pjesë tjetër janë përpjekur të gjejnë arsyet e veprimit të tij dhe t’i qëndrojnë afër.
Ndërsa, Dea Mishel u shpreh se nuk mund të jetojë në të njëjtën shtëpi me një banor që po vdes dita-ditës, gjë për të cilën u kritikua shumë nga publiku.
Madje, kjo pjesë është fshirë edhe nga emisioni i plotë në YouTube pasi Dea tregoi një mungesë të madhe ndjeshmërie për Luizin.
Ajo u shpreh gjithashtu se, nëse e gjithë historia rezulton një gënjeshtër, ajo do të ketë frikë të jetojë me dikë që arrin të gënjejë në këtë mënyrë, duke shtuar se Luizi duhet të konsultohet me psikologun.
Kjo deklaratë revoltoi edhe Arbanën, aq sa i tha Deas se është duke e egzagjeruar dhe duke bërë teka.