Luiz Ejlli vazhdon të mbetet kryetema e mediave online ditët e fundit që pas ngjarjes së bujshme në spektaklin e së martës.
Një pjesë e mirë e publikut po e mbështesin këngëtarin dhe po shprehen se në fakt është produksioni që e ka nxjerrë si gënjeshtar para banorëve dhe teleshikuesve.
Përpos detajeve të dyshimta që u ngritën për shkak të analizave të shpejta apo fshirjen e episodit të plotë nga YouTube, ndalimi i banorëve për të parë parashutat dedikuar Luizit i ka shtuar akoma më shumë dyshimet.
Mirëpo, duket se nuk mbaron me kaq!
Në rrjetet sociale po fillojë të publikohen disa mesazhe ku shihet se ndjekësit po ankohen për shkak se nuk po munden të votojnë Luizin në celularët e tyre.
Të jetë kjo një shenjë “hakmarrje” e produksionit ndaj Luizit pas gjithë zhurmës që shkaktoi në rrjet apo kemi të bëjmë me një problem në sistem?!