Po tani cfare?! Pas ndarjes nga Don Xhoni, modelja ruse habit me veprimin e fundit ndaj Noizyt

Mesa duket, ndarja e modeles ruse Ariana Lirey dhe reperit Don Xhoni do të përflitet gjatë.

Por, kjo jo pa shkas, pasi modelja po bie akoma në sy me veprimet e saj pavarësisht se të dy njoftuan ndarjen në rrjetet sociale.

Pas ndarjes nga reperi, ajo bëri story ku e akuzonte Don Xhonin se shkonte pas vajzave të tjera, duke lënë të kuptohet se arsyeja e ndarjes ka qënë tradhëtia.

Por, diten e sotme, Ariana duket se ka vendosur të ‘hakmerret’ ndaj Don Xhonit. Ajo ka ndjekur ne rrjetin social Instagram një nga rivalët e Don Xhonit, reperin e njohur Noizy.

Ajo i ka bërë follow reperit, ndërsa Noizy ende nuk e ndjek atë.

Noizy dhe Don Xhoni janë përfolur shpesh për diss-et ndaj njëri tjetrit. Don Xhoni e ka ‘sulmuar’ Noizy-n dhe reperë të tjerë se nuk e kanë mbështetur dhe se nuk bëjnë muzikë të mirë.

Noizy, nga ana tjetër thotë se mbetet ‘mbreti i hip-hopit shqiptar’.

Nuk dihet nëse Ariana e simpatizon Noizyn, apo e ka bërë për hakmarrje nda ish-të dashurit, por ky veprim lë shumë pikëpyetje!