Një reagim të ashpër rreth dhunës fizike dhe psikologjike ndaj Luizit, e ka bërë edhe ish konkurrenti i Per’puthen, Fation Kuqari.
Me anë të disa postimeve në InstaStory ai ka shprehur revoltën e tij ndaj sjelljes së patolerueshme të banorëve të tjerë, duke e cilësuar si një turp.
“Ore seriozisht nuk kanë turp Kta vipsat?! Është i fortë @luiz.ejlli realisht. S’ka mbet më pa bërë duke e goditur, duke e bulizuar, duke e ofenduar në pikën e fundit. Të gjithë në korr, jeni ber aq të shpifur sa po më vjen keq për ju..Uaa turpp..ca bëhet për të fituar po fshytyrohen të gjithë TURP….Lojë shumë e pistt!
@topchannelalbania duhet të marrë masë drastike për ata hijena realisht.
Sado ordiner mund të jetë tjetri për ty, si mund t’i thuash epo unë e kam gjallë baban..dmth ty të ka vdek.. Je i fort or Mik @luiz.ejlli. Bravo për durimin.“- ka shkruar Fationi, ndërsa në një tjetër postim ka shtruar pyetjen se si mund të kishte shkuar situata nëse do të ishte Luizi ai që do të godiste Kejvinën.
“Kurioz nëse Luizi do godiste Kejvinën a do e kishin nxjerrë jashtë? dhe do kishte dal si mostër?”