Një studim i bërë së fundmi ka zbuluar se nëse konsumoni ushqime të ndryshme në mënyrë të moderuar, nuk do të humbisni kurrë peshë, por do të rrisni shanset për t’u prekur nga diabeti .
Studimi pas kësaj qëndron në faktin se gjithë ato shije të ndryshme mund të çojnë në injorimin e sinjaleve të urisë.
Duke konsumuar ushqime me shumë yndyrë dhe sheqerna nuk fokusohemi tek frutat,perimet apo drithërat.
Ky studim nuk ju ndalon që të hiqni dorë nga konsumimi i një copë torte në raste të veçanta, por këshillon të konsumoni ushqime të shëndetshme më shumë se ato që i bëjnë dëm organizmit tuaj.