Po performonte live, kitaristi i njohur humb ndjenjat në skenë

Kitaristi legjendar Carlos Santana është rrëzuar në skenë gjatë një koncerti në Detroit, Michigan.

Personeli mjekësor u kujdes për artistin 74-vjeçar dhe më pas ai u dërgua në departamentin e urgjencës të një spitali lokal për vëzhgim.

Santana më vonë shkroi në faqen e tij në Facebook se ai harroi të hante dhe të pinte ujë, dhe për pasojë u dehidratua dhe humbi ndjenjat.

Menaxheri i tij Michael Vrionis tha se muzikanti tani ishte mirë. Megjithatë, ai shtoi se një shfaqje e planifikuar për të mërkurën në Burgettstown, Pensilvani, do të shtyhet për një datë të mëvonshme.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet që tregojnë Santana-n duke u ndihmuar jashtë skenës në teatrin muzikor të Clarkson’s Pine Knob. Në video, ylli përshëndeti audiencën teksa po largohej me një barelë.

Përfaqësuesit e tij thanë se shkak ishte bërë “nxehtësia dhe dehidratimi”.