Bashkëshortja e Gent Hazizit ka qenë e ftuar në “Big Brother Fan Club” ku ndër të tjera ka folur për debatin e ashpër që aktori ka patur me Olta Gixharin në shtëpinë e “Big Brother VIP” Albania.
Eltona Hazizaj theksoi se Genti është gjithnjë i drejtpërdrejtë, por asnjëherë nuk ofendon.
Mirëpo mes emocioneve ajo tregoi dhe mënyrën se si e kanë përjetuar fëmijët këtë ngjarje.
Eltona tregoi se vajza e saj është ndjerë keq kur ka parë të atit në disa skena debatesh të nxehta brenda shtëpisë.
“E vetmja gjë që kam pasur siklet ka qenë goca, sepse ajo është prekur gjatë dy episodeve që ka parë dhe është prekur. Unë jam detyruar ta heq, se tha po më mërzisin babin dhe filloi të qajë. Dhe mendoj se meraku më i madh i Gentit ai është, se si mund të ndihen fëmijët nëse shohin të tilla gjëra”.