Një nga banoret me të cilën Kejvina ishte shumë e afërt gjatë qëndrimit në Big Brother VIP ishte Mikela.
Kjo e fundit e ftuar sot në “E diell”, zbuloi mesazhet që ka shkëmbyer me Kejvinën, të cilën e ka pyetur se si ndjehet pas gjithë situatës së ndodhur pak javë më parë në “Big Brother VIP”.
“Si je?“, e pyet Mikela-Kejvinën, teksa kjo e fundit iu shpreh: “Mirë po marr veten nga traumat”.
Më tej, Mikela e ka këshilluar Kejvinën që të mos shqetësohet për asgjë.
“Jo, jo do sistemohet”, i është përgjigjur Kejvina.
Kujtojmë se pak javë më parë, Kejvina Kthella u eleminua nga programi i “Big Brother VIP Albania” për arsye se ushtroi dhunë fizike ndaj Luiz Ejllit.