Reperi nga Kosova Fero sërish në probleme me ligjin. Që prej ditës së djeshme ai është shpallur në kërkim nga policia.
Reperi dyshohet se të mërkurën e 28 dhjetorit, në mbrëmje, ka shtënë me armë zjarri në një lagje të Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Telegraf” zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 28.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari F.Sh (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe sapo ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush. I dyshuari ende nuk është takuar dhe është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës”.
Fero akuzohet për veprën penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga ana e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan.