Po kete here per ke? Semi Jaupaj ka gati kengen e re dhe kete e konfirmon Yll Limani

Pas suksesit të këngës së fundit të Semi Jaupajt, “Mos u kthe”, tekstin e të cilës e ka bërë Ylli Limani, duket se këngëtarja ka përgatitur një tjetër hit.

Ish-konkurrentja e “Big Brother” pritet të nxjerrë një këngë të re, por lajmi nuk u shpërnda nga vetë ajo, por nga Ylli Limani.

Në rrjetet sociale, Ylli Limani paralajmëroi daljen e këngës duke shkruar “shut up #9”.

Më poshtë ka komentuar Semi, duke i thënë “mshele bre gojën”, ndërsa Ylli Limani ka lënë të kuptohet se kënga e re e Semit është gati.

Nuk mbetet tjetër veçse të presim këngën e re të artistes.