Luiz Ejlli është kthyer në një prej personazheve më të komentuar në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe në një sensacion për të gjithë shqiptarët.
Mbështetja për të nuk ka munguar si nga ana e publikut, ashtu edhe nga personazhet publik.
Së fundmi, moderatorja Alketa Vejsiu ka bërë një postim në Instagram ku është shprehur se Luizi është në kohën e tij të suksesit.
Alekta ka postuar një video tek dëgjon këngën “Flowers” të Miley Cyrus që ka patur një sukses të paparë qysh në ditën e parë të publikimit, duke e paralelizuar me suksesin aktual të Luizit.
“Eshtë koha e suksesit të Miley Cyrus dhe Luiz Ejllit,”-ka shkruar modertorja
Kujtojmë se Shaqir Palushi, pronar i kompanisë “Frutex”, në një intervistë së fundmi ka thënë se Luiz Ejlli, pasi të dalë nga BBVA2 do të shpallet “Ambasador” i pijes “Golden Eagle” në Shqipëri.
Palushi tha se tashmë është herët për t’ia bërë të ditur Luizit këto sepse me rregullat e reality show-t nuk mund të favorizohet një banor. Ai thotë se paraprakisht nuk ka pasur ndonjë marrëveshje me Luizin, por duket se atij i pëlqen vet pija kosovare.
“Për herë të parë për Luizin kam dëgjuar në Big Brother dhe nuk kemi pasur asnjë komunikim apo marrëveshje paraprake. Duket se ai është një fans i Golden Eagle sepse ndryshe ai do të fliste por nuk da ta konsumonte. Duket se ai ka besim dhe dashuri për këtë produkt. Ne ende nuk kemi marrë ndonjë qëndrim, por ajo që presim dhe besojmë që do të ndodhë është e kufizuar sepse nuk guxojmë që brenda Big Brother ne ta favorizojmë dhe këtë nuk na e mundëson Top Channel por ajo që po mendojmë që e meriton Luizi është që të shpallet ambasador i Golden Eagle për vitin 2023 për Shqipërinë dhe do të mbështetet edhe financiarisht”, ka thënë Palushi. /Lokimagazine.com