Pas përfundimit të lojës së djeshme anonime, ku çdo banor kishte të drejtë të bënte 15 pyetje në fshehtësi, në shtëpi pati shumë debate dhe diskutime.
Secili prej tyre nisi të dyshonte rreth personave që mund t’i kishin bërë ato pyetje.
Mesa duket Amosi kishte një pakënaqësi kunddrejt komenteve të lojës të bërë nga Armaldo, ku mes tyre pati një debat paksa të ashpër.
Ata debatuan pasi Amosit nuk i kishte pëlqyer një koment që ai kishte bërë rreth alkoolit.
Armaldo: E bëri Amosi për një lekë ajo shparë.
Amos: Pse, si?
Armaldo: Po dhe kishte të drejtë.
Amos: Maestro po e kruan shumë. Ta them seriozisht.
Armaldo: Pse? Unë po jap mendimin tim.
Amos: Po e kruan shumë edhe kaq po të them. Kujdes me atë komentin për alkoolin.