“Po dola unë nesër fitues është Maestro”- Luizi i jep përgjigjen epike Oltës

Gjatë prime-it të kaluar, pas mundësisë që i dha “Vëllai i madh”, Kiara Tito nxorri në nominim “kokë më kokë” tre mikeshat: Tea Trifonin, Dea Mishel dhe Olta Gixharin.

Kjo e fundit, teksa po diskutonte me Luizin i ka treguar se nëse eleminohet sot nga gara, fitues do të shpallet Maestro.

Dhe ashtu siç vetë ai di, Luizi i ka dhënë një përgjigje të shkurtër por epike Oltës.

“Bëj çfarë të duash, vetëm dil”, ia ktheu Luizi, duke shkaktuar të qeshura mes tyre.

https://www.instagram.com/reel/CohEcA0rMUs/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Ditën e sotme do të jepet dhe vendimi që “Vëllai i madh” ka marrë për Oltën, Luizin, Kristin dhe Maestron pasi kanë diskutuar për nominimet, diçka që është e ndaluar.