Plasi/ Dy konkurrentet e “Perputhen” demaskohen live ne studio, dalin fotot duke u puthur jashte emisionit!

Një tjetër situatë e pakëndshme ndodhi ditën e sotme në “Përputhen”.

Dy konkurrentët e emisionit, Anxhela dhe Arbri u “demaskuan” para miliona shikuesve, kjo pasi në studio u shfaq një foto e tyre teksa janë duke u puthur jashtë programit.

Arsyeja që e shtyu Arbrin drejt këtij vendimi ishte rrefuzimi i Anxhelës, duke u detyruar të “rrembeje” menjëherë telefonin për t’i treguar si fillim foton Orit, opinionistëve e më pas publikut.

Pjesë nga debati.

Arbri: Kjo tregon zero interes? Ka ndodhur me 20 shtator. Historia ime këtu është e vërtetë, unë jam real. Kisha ndjenja të vërteta për Anxhelës.

Anxhela: Atëherë kisha pëlqimin e madh për ty.

Arbri: Ka ndodhur edhe para një jave.

Anxhela: Për çfarë e ndore? Ta dish se çfarë mendimi kam unë për ty tani nuk do kishe fytyrë të më dilje para. S’ke edukatë fare, më vjen keq për familjen tënde.

Arbri: Ti s’më tregon mua edukatën.

Kjo foto e dyshes është shkrepur më 20 shtator