Plas sherri në koncertin e Butrint Imerit, këngëtari bën veprimin e papritur (VIDEO)

Një ngjarje jo e mirë ka ndodhur në koncertin e këngëtarit të njohur Butrint Imeri.

Teksa po performonte në një diskotekë në Pejë, disa prej të pranishmëve janë konfrontuar fizikisht duke u goditur edhe me sende të forta.

Në pamjet e publikuara në TikTok, Butrinti dëgjohet duke performuar “AM.PM“ në kohën kur sherri sa filloi.

Për të qetësuar situatën, ai në fund të interpretimit iu drejtohet turmës duke i thënë: “Mos i shihni katunarët duke u kapur në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”.

Pas kësaj, këngëtari ka vazhduar normalisht rrjedhën e koncertit.