Plas sherri në koncert, Noizyn e godasin me grusht dhe bie përtokë, sigurimi përpiqet ta mbrojë

Disa video janë publikuar në rrjetet sociale ku shihet këngëtari Noizy, në një sherr në koncertin e tij.

Nuk dihet ende se kush kanë qenë ata që e kanë provokuar këngëtarin që të qëlloj me grusht një person në disko.

Pas kësaj ka plasur sherri ku kanë ndërhyrë rojet e sigurisë dhe janë konfliktuar me personat që donin të qëllonin reperin.

Ende nuk kemi asnjë reagim të Noizyt, për të sqaruar pse ka ndodhur ky incident.