Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Prokurorisë për çështjen ndaj binjakëve Romeo e Donald Veshaj, të cilët janë të akuzuar për një plagosje të ndodhur në vitin 2013.
Mbetet ne fuqi shërbimi i provës, por gjithsesi pritet vendimi i zbardhur për detajet.
Dy vëllezërit janë dënuar me shërbim prove për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2013, kur Romeo dhe Donaldi ishin gjimnazistë.