“Love Island” formati i famshëm botëror do të vijë në Shqipëri në shtator.
Është autorja dhe moderatorja Luana Vjollca që solli në vendin tonë një programet më të ndjekura në botë.
Në shtator do të shohim të rinjtë më “hot” të Shqipërisë, të cilët do të mblidhen në një nga vilat superluksoze në jug të Shqipërisë.
Në këtë format që vjen për herë të parë në vendin tonë, pjesëmarrësit veç që mund të gjejnë dashurinë, janë në garë edhe për 50 mijë euro.
Edhe pse deri sot nuk është zbuluar asnjë nga konkurrentët, mësohet se pjesë e sezonit të parë do të jenë edhe disa fytyra publike dhe të njohura mirë nga shikuesit.
Epo mezi po e presim atëherë!