Ish konkurrenti i Per’puthen, Andi Shehi, edhe pse prej kohësh është larguar nga programi, vijon të bëjë zhurmë në media rreth ngjarjeve nga jeta e tij.
Së fundmi, Andi na ka ngritur dyshimet se mund të kemi mundësinë ta shikojmë në formatin e Big Brother Vip.
Në një postim në rrjete sociale Andi është pyetur nga ndjekësit nëse do të merrte pjesë në BBV.
“Jam i hapur për ftesa të kësaj natyre do t’i shqyrtoj dhe më pas të shikojmë se çfarë do të bëjmë.”- u shpreh ai
Kujtojmë se së fundmi, Andi dhe Melisa i kanë dhënë fund lidhjes së tyre prej më shumë se një viti e teksa ishte i ftuar në “E Diell”, ish konkurrenti tregoi se lidhja filloi të bëhej toksike.