“Piloti i zemrave” bën deklaratën e fortë për BBV: “Nuk do t’a besoni ku ka shkuar loja e produksionit…”

Pak javë më parë, Arbër Xhaja ose i njohur ndryshe si “Piloti i zemrave” ishte i ftuar në një intervistë për RTV Ora.

Ndër të tjera, ai tregoi se për shkak të bujës që situata me sëmundjen e Luizit shkaktoi në media dhe rrjet, nuk do të lejoheshin surprizat për këngëtarin deri në një vendim tjetër.

Siç e dimë tani, produksioni ka marrë një vendim që të mos lejohen më fluturimet për momentin dhe unë meqënëse kam qenë pjesë edhe vjet e Big Brotherit, vendosa ta respektoj vendimin e tyre”, tregoi piloti asokohe.

Mirëpo së fundmi Xhaja ka dhënë disa detaje të tjera që lidhen me lojën e produksionit të BBV.

Teksa postoi një video në Instagram, ai tregoi se ndryshe nga Bledi, Luizi apo Kiara, për Armaldon nuk i është kërkuar kurrë një dron.

Xhaja shtoi se dronet që po dërgohen në shtëpinë e BBV për Armaldon janë nga produksioni.