Pete Davidson rikthehet në Instagram dhe duket se ka diçka për t’i thënë Kanye West

Pas një pushimi të gjatë nga rrjetet sociale, Pete Davidson është rikthyer në Instagram. Dhe duket se i ka hedhur një kunjë Kanye West.

Komediani nuk ka postuar ende asgjë në faqen e tij, por ka vendosur një ‘link’ në ‘bio’-n e tij të Instagramit, e cila të dërgon në një video në YouTube ku thuhet:

Më mirë të jesh një mbret për një natë se sa një fodull për gjithë jetën”  

Disa fansa besojnë se klipi ishte një mesazh për reperin. Ata direkt shkuan në seksionin e komenteve për të diskutuar përgjigjen e Pete ndaj Kanye, i cili ka pasur shumë gjëra për të thënë për Kim-in, qoftë të mira apo të këqija ato.

Përtej shakave, Pete po e trajton këtë situatë me shumë klas. Ye vazhdon t’i bie vetes.”, shkroi një përdorues.

Kanye e ka kërcënuar publikisht Pete. Pak ditë më parë, reperi ndau një screenshot të mesazheve me Kim ku kjo e fundit i kërkonte mos ta sulmonte më Pete sepse po e rrezikonte. “Mos i bëni gjë se merrem vetë me të!”- shkroi Kanye krah postimit.

Po ashtu, gjatë festës së dëgjimit të “Donda 2” ai këndoi një këngë ku shprehej se “nëse merresh me familjen time unë të vë në rrezik.”