Kriza e supozuar në çift mes Shakirës dhe Gerard Piqué, e zbuluar nga El Periódico, pëson një episod më shumë.
Këngëtarja kolumbiane thuhet se ka pësuar një sulm ankthi pasi zbuloi per tradhetine e partnerit te saj.
Revista “Hola!” zbuloi incidentin që thuhet se ka ndodhur të shtunën e kaluar, më 28 maj, pas kthimit nga qyteti francez i Kanës.
Revista publikoi disa imazhe të incidentit. Në publikimet e bëra mund ta shihni artisten duke qarë pranë një ambulance.
Shakira shfaqet e shoqëruar pikerisht nga partneri i saj.
E njëjta media raportoi se Shakira duhej të dërgohej me ambulancë në spitalin Teknon në Barcelonë për mjekim.
EXCLUSIVA: Ambulancia, llantos y un ataque de ansiedad: el extraño incidente de Shakira y Piqué en su peor momento (Contenido sujeto a suscripción) https://t.co/DwtRQLodV5 pic.twitter.com/LrSIVp0LuT
— Revista ¡HOLA! (@hola) June 3, 2022
Përveç Piques, të shqetësuar kanë dalë në skenë edhe familjarë të tjerë të këngëtares.
Faktet, siç shpjegon El Mundo, do të kishin ndodhur përpara se informacioni të publikohej nga El Periódico.
Kjo situatë do të shpjegonte momentet e pasigurisë që po jeton çifti.
El Mundo zbuloi se Pique do të jetonte në një apartament tjeter dhe se marrëdhënia e tij me Shakirën do të kalonte momentin më të keq të viteve të fundit.
Shakira dhe Piqué u takuan në vitin 2010, gjatë Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, në të cilën lojtari përfaqësonte ekipin kombëtar të futbollit spanjoll. Të dy kanë dy fëmijë së bashku.