“Big Brother Vip Fan Club” do të startojë në 8 Janar në ekranin e Top Channel për të diskutuar temat më pikante dhe më të bujshme që ndodhin brenda shtëpisë.
Një suprizë e papritur për publikun ishte përzgjedhja e moderatores.
Në pamundësi të Dojna Memës për të prezantuar këtë edicion të dytë të programit, këtë vit moderimi i është besuar ish finalistes së DWTS ,Megi Pojanit.
Mirëpo, një tjetër ish finalist do të jetë pjesë e këtij programi.
Faqja zyrtare e Fan Club bëri me dije se në rolin e opinionistit do të jetë Ardit Çuni, gjykimet e të cilit do të bazohen edhe mbi përjetimin e tij si pjesmarrës në edicionin e parë të BBV.