The Plaza, hoteli më i ri me 5 yje në Tiranë, i cili ka nisur funksionimin para disa muajsh, organizoi dje eventin zyrtar të hapjes. hotele ne tirane
Një përurim madhështor dhe elegant, siç ta imponon ndërtesa me një arkitekturë të vlerësuar nga MoMa në New York dhe të prezantuar në Biennale-n e Venecias, si dhe arredimi dhe shërbimi që mbartin në çdo detaj, shkëlqimin e standardizuar të 5 yjeve. hotele ne tirane
Class Events ishte partner në këtë organizim duke dekoruar hollin e hotelit dhe katin e tretë ku u mbajt konferenca e përurimit. Në të, folën Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Behar Male, një nga aksionerët që bashkë me Vasil Naçin kanë realizuar këtë investim gjigant dhe menaxheri i hotelit, italiani Carmelo Franco Lentini. hotele ne tirane
Plaza është një investim plotësisht shqiptar, por i ndërtuar dhe menaxhuar në bashkëpunim me kompani dhe profesionistë ndërkombëtarë. Ndërtesa është projektuar nga kompania belge “51N4E”, një ekip arkitektësh dhe dizajnerash kanë kuruar, 23 katet, 190 dhomat, 3 restorantet Panevino, Convivium and Savor, 3 baret, palestrën 24-orëshe, SPA-në dhe sallat e takimeve, ndërkohë që dhe chef-i i kuzhinës është italian me një përvojë të gjatë në sektor.
Ky mjedis ndërkombëtar i një cilësie të padiskutueshme, edhe eventin e hapjes duhej ta kishte të kuruar me një shije të hollë dhe në standardin e hotelerive elitare.