Ukraina arriti të rrëmbejë fitoren e Eurosong të këtij viti me grupin Kaluch Orchestra.
Siç e do zakoni dhe rregulli i fesitvalit, shteti fitues është nikoqir dhe organizator i edicionit vijues, por kjo si duket nuk do të ndodh kësaj radhe.
Përshkak të gjendjes së luftës në Ukrainë Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka bërë të ditur të premten se ka nisur diskutimet me BBC-në për organizimin e “Eurovisionit” të vitit të ardhshëm në Britani të Madhe, ndonëse fituese e tij këtë vit ka qenë Ukraina.
Shkak për këtë është lufta në Ukrainë, për çka nuk ka edhe garancë të sigurisë.
Grupi nga Ukraina,Kaluch Orchestra e ka fituar Eurovisionin e këtij viti, më 14 maj në Torino të Italisë.