Duket se një romancë e re po krijohet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ajo mes Keisit dhe Kristit.
Mirëpo, me fillimin e kësaj marrëdhënie janë ngritur edhe shumë pikëpyetje, kjo për faktin se vetë Kristi ka pranuar të ketë lënë një marrëdhënie të hapur jashtë.
Ndaj, duket se kjo gjë që po krijohet me Keisin nuk po i pëlqen fare Luizit.
Nuk dihet pse, ama këngëtari është treguar shumë protektiv ndaj Keisit ditët e fundit, duke iu kthyer Kristit me thumba dhe ngacmime.
Gjatë ditës së djeshme, Luizi iu drejtua Kristit me këto fjalë: “Nuk dua ta lëndosh atë vajzë. Kam një arsye pse ta them këtë, por këtu s’ta them dot, ta them jashtë. Por më intereson ajo vajzë dhe nuk dua të tallesh.”
Ndërsa ditën e sotme, teksa Keisi me Kristin po rrinin të përqafuar me njëri tjetrin në oborr, ky i fundit pati këtë bisedë me Luizin:
Kristi: Ti fakti që fut hundët domethënë që ke një interes diku
Luiz: Po, te Keisi
Kristi: Çfarë interesi ke tek Keisi
Luiz: Se më vjen keq për të
Mesa duket për Luizin kjo marrëdhënie do të jetë një përsëritje e asaj çfarë ka ndodhur mes Donaldit dhe Beatrixës vitin e kaluar.
Kjo pasi pak ditë më parë, në një bisedë me Luizin, Kristi ka pranuar se personi jashtë me të cilën ka kaluar 6 muaj dhe se do të kthehet sërish me të.
Ai gjithashtu mohoi të ketë patur diçka me Kejvinën, pasi çdo ngacmim ka qenë në konsteksin e shakasë, kështu që vajza e cila e pret jashtë nuk ka arsye pse të merzitet me të.