Mbrëmjen e djeshme u mbajt eventi me rastin e 25 vjetorit të “Top Albania Radio” e ndër të ftuarit e shumtë nuk kishte si të mungonte edhe Arbana Osmani.
Moderatorja ka ndarë disa postime me ndjekësit nga mbrëmja e djeshme, mirëpo një prej tyre ka shkaktuar jo pak zhurmë në rrjet.
Teksa postoi një foto ku shihej krah Sara Hoxhës, Arbana shkroi: “Me pupla se normal punojmë në kopsht zoolgjik”
Deklaratën e saj ndjekësit e morrën si një ofendim ndaj banorëve të BBV, pasi edhe Arbana edhe Sara janë pjesë e stafit të programit. Mirëpo, si qëndron e vërteta? A duhet marrë ky postim me të vërtetë si një ofendim?
Në një nga prime-t e fundit, u diskutua një bisedë e Bledi Manes të zhvilluar gjatë javës ku ai i tha Oltës se jashtë shtëpisë duket si një Luaneshë, Luizi si Luan ndërsa vetë ai si një Tigër që po rritet.
Nisur nga ky diskutim, banorët filluan të etiketojnë njëri-tjetrin me emra të ndryshëm kafshësh. Kristin e etiketuan si një zebër ndërsa Armaldon çakallin.
Fill pas diskutimit të banorëve, Arbana iu drejtua se ata janë bërë si një kopësht zoologjik, sigurisht në kontekstin e shakasë.
Kështu, deklarata e saj e sotme lidhet pikërisht me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë. /Lokimagazine.com