Është liruar nga qelia Ajas Sulejmani, shoferi qe përplasi në vijat e bardha çiftin Konomi dhe fëmijën e tyre tre muajsh pak kohë më parë.
Gjykata ka vendosur sot arrest shtëpie për Sulejmanin.
Kujtojmë se Sulejmani përplasi me automjetin e tij tip “Benz G Class” Arjan Konomin dhe Vilma Konomin, teksa ata po kalonin rrugën në vijat e bardha.
Të dy u shtruan në spitalin e Traumës, por sot fatmirësisht janë mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.