Sot gjatë takimit të Alesjas dhe Albit ka pasur shumë ndërhyrje nga konkurrentët, gjithashtu dhe nga Mevlani, të cilit Arjani i tërhoqi vëmendje duke i thënë se nuk është opinionist dhe kjo shkaktoi një përplasje mes tyre.
Arjani: Po flet ky opinionisti part-time, po prit o Mevlan tani.
Mevlan: Arjan më fal ka ndonjë problem nëse jap 1 mendim?
Arjani: Po po flas dhe unë.
Mevlan: Ku është shqetësimi jot nëse unë jap një mendim, ka ndonjë problem?
Arjani: Jo nuk ka problem.
Mevlan: S’të pëlqen mendimi im, mos e dëgjo.
Arjani: Isha duke folur me Albin.
Mevlan: Ke fillu ta bësh pak shpesh këtë.
Arjani: Po ke ngatërruar pozicion, bën sikur je opinionist.
Mevlan: Je xheloz?
Arjani: Po jam, jam xheloz si Albi (për Alesjan).
Bora: Arjan, Mevlan qetësohuni.
Mevlan: Ka filluar ta bëj pak si shpesh këto ditët e fundit, nëse ndjen konkurrencë po iki nga karrigia, do që të dal atje. nqs e ndjen konkurrencën? (te djemtë e tjerë). Se nga këta e pres po nga ty jo.
Arjani gjatë kohës që Mevlani ishte i nevrikosur po heshte dhe më pas i tha që pse e devijon nga tema dhe filloi të fliste me Albin.