Bashkëshortja e Maestros, Aida Kllogjeri, ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë ku ka folur për rrugëtimin e partnerit të saj në “Big Brother VIP”.
Aktualisht Maestro është një nga emrat e mundshëm për të lënë garën pasi është në nominim së bashku me Luizin, Efin dhe Xhonatanin.
Mirëpo, Aida është në periudhën e saj të shtatëzanisë dhe kjo e ka bërë të përlotet shpesh gjatë situatave brenda shtëpisë.
“Kam qarë për çdo banor që ka dalë. Vetëm kur të dalë Armaldo s’do qaj… Jo, nuk dua të dalë ai të shtunën“- u shpreh Aida.
Kujtojmë se pak kohë më parë çifti e zbuloi gjininë e bebit që presin në një prej spektakleve të BBV, ku Aida u shfaq në mënyrë suprizuese për Maestron.
Me anë të disa tollumbaceve, ata zbuluan se do të bëhen prindër të një tjetër vajze.