Konkursi i bukurisë në Sri Lanka ka përfunduar në mënyrën më të keqe.
Pasi Angelia Gunasekara fitoi titullin, spektakli i zhvilluar në New York organizoi një afterparty, e cila përfundoi me përleshje fizike.
Gjatë festës shpërtheu një përleshje e tmerrshme në të cilën morën pjesë disa persona, mes tyre edhe gra.
Videoja e përleshjes u bë virale në rrjetet sociale dhe ngjalli reagime të forta nga publiku si në Sri Lanka ashtu edhe në Nju Jork.
Menjëherë pas kësaj, në një deklaratë në Nju Jork, komiteti organizativ i konkursit tha se pas përfundimit të ngjarjes kryesore, disa të ftuar u përfshinë në një përleshje jashtë vendit të ngjarjes, duke theksuar se incidenti nuk kishte asnjë lidhje me konkursin.