Perleshje deri ne dhune fizike! Cfare ka ndodhur mes Lindites dhe Oltit ne prapaskene? (VIDEO) 

Nje video e postuar nga Olti, ish konkurenti i Perputhen 40+ pak minuta me pare, i habiti te gjithe. Kjo video permbante pamjet e nje zenke shume te forte mes Oltit dhe Lindites ku kjo e fundit duket se ishte tejet e revoltuar. 

Lindita degjohej te perdorte fjale banale kundrejt Oltit teksa shprehte nje mllef ndaj tij,madje ne nje moment ajo shkon ta godase me shpulle. Dy vajzat e tjera te stafit jane perpjekur ta mbajne dhe ta qetesojne, megjithese Lindita vazhdonte akoma te ishte e acaruar.

Ashtu sic e kemi pare ne puntatat e fundit te Perputhen 40+, marredheniet midis dy protagonisteve nuk kane qene aspak te mira.

Lindita shpesh e akuzonte Oltin se kishte nje lidhje tjeter me nje vajze jashte programit dhe se per kete ajo merrte telefonata kercenuese nga vajza ne fjale, megjithese Olti e ka mohuar gjithmone kete gje.

Perleshjet e tyre me fjale ne skene i kemi pare gjithmone, por ne prapaskene asnjehere.

Pikerisht ishte kjo video e prapaskenes e shperndare nga vete Olti teksa shkruante “E verteta Lindita Bimi!”