Spanja sapo ka miratuar një ligj që u mundëson grave që kanë perioda të dhimbshme të marrin “leje menstruale” me pagesë, ligj që miratohet për herë të parë në një vend europian.
Projektligji i miratuar nga parlamenti është pjesë e një pakete më të gjerë mbi të drejtat seksuale dhe riprodhuese që përfshin lejimin e çdokujt mbi 16 vjeç që të abortojë ose të ndryshojë lirisht gjininë.
Gratë në Spanjë mund të marrin tre ditë pushim (me mundësinë e zgjatjes së raportit deri në pesë ditë) nëse kanë perioda të dhimbshme.
Në mbarë botën, leja menstruale ofrohet aktualisht vetëm në një numër të vogël vendesh duke përfshirë Japoninë, Tajvanin, Indonezinë, Korenë e Jugut dhe Zambinë.
Sipas studimeve, besohet se një e treta e grave që kanë menstruacione vuajnë nga dhimbje të forta të njohura si dysmenorrhea, me simptoma si dhimbje akute abdominale, diarre, dhimbje koke dhe temperaturë.
Burimi: /Anabel