Të shohësh filma është padyshim një moment kaq relaksues që të gjithë e dëshirojmë, por të zgjedhësh filmin që do të shohësh mund të jetë një përvojë e tmerrshme. Kujtoni minutat e shumta që kaloni duke parë sugjerimet e Netflix, trailerat në YouTube apo duke hulumtuar për lista me filma apo vlerësime në Rotten Tomatoes apo IMDb.
Por diçka ju vjen në ndihmë. Pick a Movie for Me (PAMFM) është një platformë falas e cila ju sugjeron një ose disa filma në bazë të përgjigjeve të pyetjeve tuaja.
1 – Vendosni gjendjen shpirtërore duke zgjedhur midis “i lumtur”, “neutral” dhe “i trishtuar”.
2 – Pastaj zgjidhni mes opsioneve “po e shoh filmin vetëm”, “film për takim”, “film për ta parë me shoqërinë” etj.
3 – Më pas zgjidhni një ose disa kategori filmash që preferoni, si aksion, komedi, dramë, mister, biografi, histori, fantazi, horror etj.
4 – Në vijim zgjidhni pak a shumë kohën kur ka dalë filmi, si për shembull në këto vitet e fundit, para 5 vitesh, para 10 vitesh etj.
5 – Pas kësaj, specifikoni nëse kategoria e moshës ka rëndësi për ju.
6 – Në fund, përzgjidhni sërish disa tematika për filmin, si “filma të bazuar në histori të vërtetë”, “filma me grabitje”, “filma me gara”, “filma me dasma” etj.
Pas përllogaritjes së zgjedhjeve tuaja, ju shfaqet titulli i filmit, traileri dhe vendi ku mund ta shihni. Për çdo rast, mund të klikoni “merr një tjetër sugjerim” dhe do t’ju shfaqet një tjetër film.