Ka përfunduar raundi i tretë I bisedimeve mes delegacioneve ruso-ukrainase. Ky takim ka përfunduar me “zhvillime të vogla pozitive” në lidhje me korridoret e mundshme humanitare, sipas raporteve.
Sipas mediave të huaja mësohet se se një negociator ukrainas konfirmoi se kishte pasur zhvillime të vogla.
Krijimi i korridoreve për evakuimin e civilëve nga qytetet e shkatërruara nga lufta ka rezultuar i vështirë ditët e fundit, me Ukrainën që akuzon Rusinë për vazhdimin e bombardimeve të saj.
Në raundin e dytë të bisedimeve, Rusia dhe Ukraina, ranë dakord të krijojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve dhe për dërgesat e ushqimit dhe ilaçeve.
Edhe pse u ra dakord për një armëpushim për të evakuuar civilët, kjo gjë nuk ndodhi.
Kurse në raundin e parë, i cili u zhvillua në rajonin Gomel të Bjellorusisë, pas bisedimeve pesë orëshe, delegacionet ranë dakord për të mbajtur një raund të dytë të bisedimeve me qëllimin për të arritur një armëpushim së shpejti.