Performanca e Ronela Hajatit në Eurovision do të ndryshohet? Ardit Çuni sqaron gjithçka

Asnjë detaj nuk do të ndryshohet nga performanca e Ronela Hajatit në Eurovision 2022.

Lajmin e bëri me dije Ardit Çuni, i cili është pjesë e delegacionit shqiptar në festivalin evropian.

Gjatë një video live me gazetarin William Lee Adams, Arditi tregoi se pse fotot u fshinë nga Instagrami zyrtar i festivalit.

“Janë fshirë fotot për shkak se fotoja kryesore mund të interpretohej si një performancë +18. Ishte një frame nga gjithë videoja. U vendos që nuk ka asnjë gjë të keqe që nuk shkon. Janë ringarkuar fotot por sa i përket koreografisë nuk do të ketë asnjë censurim. Ronela do të ketë atë që ka pasur nga fillimi.”, tha ai.

Pak ditë më parë, organizatorët fshinë fotot nga prova e parë e këngëtares shqiptare në Torino.

Arsyeja ishte fotoja kryesore, ku Ronela shfaqej bashkë me balerinët e saj duke lëvizur dorën drejt pjesës së poshtme të trupit. Kjo shkaktoi pakënaqësi te fansat duke e cilësuar si të padrejtë vendimin.