Përdoruesit e Hotmail dhe Gmail duhet të jenë shumë të kujdesshëm nga një mesazh fals që po vjen në Inbox nga ekipi i Mbështetjes së Facebook.
Email-i i mashtrimit, i cili u theksua nga ekspertët e sigurisë kibernetike në Trustwave, pretendon se llogaria e një përdoruesi të Facebook është në rrezik të fshihet pasi u zbulua se shkel standardet e përcaktuara.
Përdoruesit të Facebook-ut i thuhet të klikojë në një link që supozohet të ketë një bisedë me ekipin mbështetës të Facebook në Messenger, por e gjitha është thjesht një mashtrim i përpunuar për të vjedhur detajet dhe të dhënat e përdoruesit.
Raporti i Trustwave theksoi një nga mesazhet mashtruese që ata vunë re, i cili emërtohet ‘mesazh i ri nga Facebook’. Në email thuhej:
Faqja juaj është planifikuar për t’u fshirë pas shkeljes së standardeve tona. Nëse nuk marrim asnjë njoftim nga ju brenda 48 orëve, faqja në fjalë do të fshihet automatikisht. Ju mund ta apeloni këtë masë të marrë më poshtë duke vizituar inbox-in tuaj të suportit.
Email-i më pas ka një opsion më poshtë që përdoruesit e Hotmail, Gmail, Outlook dhe kujtdo tjetër që i ka ardhur duhet ta klikojnë.
Megjithatë, ato drejtohen dhe hapin një faqe të rreme apelimesh në Facebook dhe një bisedë fals me Messenger, e cila është e organizuar nga Google Firebase.
E gjithë kjo është bërë për ta bërë mashtrimin të duket më bindës, me përdoruesit e Facebook-ut që u kërkohet të japin emrin e tyre të plotë, adresën e emailit, emrin e faqes dhe numrin e celularit si pjesë e procesit të apelimit.
Përdoruesve të Facebook iu kërkua gjithashtu të jepnin detaje të vërtetimit me dy faktorë nëse kjo ishte e aktivizuar në llogarinë e tyre.
Nëse përdoruesit e Facebook-ut japin këto detaje, jo vetëm që mund të çojë në mbylljen e llogarive të tyre, por nëse ripërdorin fjalëkalime nëpër shërbime të shumta, kjo mund të çojë në marrjen e të dhënave nga hakerat për një mori shërbimesh të tjera.
Fatmirësisht, pasi Trustwave vuri re këtë mashtrim, faqet e rreme në Facebook të lidhura me mashtrimin dhe website i phishing janë hequr. Por Trustwave tha se “nuk ka asnjë arsye për të besuar se një aktor tjetër kërcënimi mund të mos përdorë të njëjtën taktikë në të ardhmen”.