Perdori shprehjen e tij per “Xing-un” me Maluman, Ilir Shaqiri ironizon Beatrix Ramosajn (Foto)

Ylli latin, Maluma ka dhuruar spekakël mbremjen e djeshme në skenën e madhe të improvizuar në sheshin Nënë Tereza.

E siç u vu re, ne “look”-un e parë Maluma u vesh me një xhup jeshil dhe më pas vendosi edhe syze të bardha.

Epo këtë “look”, te paktën nga ngjyrat dhe nga syzet ja pamë Trikses po ditën e sotme! Kjo e fundit ka postuar në Instagramin e saj një kolazh fotosh, ku shihej ajo dhe Maluma, të dy me veshje jeshile dhe syze të bardha.

Në kuadrin e shakasë, Trixa ka shkruar: “E ka me mua!”, shprehje që Ilir Shaqiri përdori brenda shtëpisë së famshme dhe më pas u bë virale!

Mirëpo si e priti këtë postim Iliri?

Fituesi i BBVIP, duket se nuk e ka pritur dhe aqmirë këtë gjest të Beatrix, ku edhe e ka shprehur këtë gjë.

Një media shqiptare në Instagram ka publikuar postimin e Trixës dhe pyet Ilirin se çfarë thotë për këtë veprim.

“Ja ta përkthej pak”, shkruan Iliri, duke ia kthyer me te njejten monedhe kengetares, ku i referohet gjithashtu nje fragmenti te Beatrikses brenda shtepise se “BBV” ku shprehej: Si i thone bukur ne shqip.

 

Hmm, po Trixa si do e presë këtë koment nga Iliri?