Ju kujtohet kënga ikonike e Sabianit: “Për tullacin ti më le”? Të paktën Oltës po!
Aktorja gjatë ditës së sotme e ka kënduar këtë këngë brenda shtëpisë së BBV. Teksa dyshja Keisi dhe Kristi ndodheshin përballë saj, Olta filloi të këndonte pikërisht këngën e “tullacit”.
Më pas Olta i tregoi Kristit nëse është në dijeni që babai i Keisit, pra Sabiani, ka kënduar këtë këngë që flet për një person i cili u la nga e dashura për një tullac me lek.
Pjesë nga biseda:
Olta: Babai i Keisit i ka kushtuar këngë qerosit. Ta ka treguar Keisi? Keisi këndoja çik këngën e babit, qerosin.
Keisi: Nuk e di Olta.
Olta: Tra, la la e li li li
Keisi: Jo është për tullacin ti më le
Olta: A po, për tullacin ti më le. Ka vite që ka dalë
Kristi: Çfarë do të thotë me këtë këngën?
Olta: Për tullacin, që ishte i dashuruar e që e la për një tullac me lek.
https://www.instagram.com/reel/Co7jAcFvr1q/?utm_source=ig_embed&ig_rid=af5e36c7-82ae-4836-b2fc-b027f3764a4b
