Përpara publikimit të komedisë-aksion, “The Lost City”, dyshja kryesore e filmit Sandra Bullock dhe Channing Tatum u shfaqën në programin televiziv “Lorraine”. Nuk kaloi shumë kohë dhe prezantuesja Christine Lampard solli një tjetër nga filmat e shumëpërfolur të Tatum, “Magic Mike”, duke e pyetur Bullock nëse ajo është një fanse e “përrallës së striptistit mashkull”.
“E dini çfarë, më pëlqeu. Më pëlqeu shumë”, pranon aktorja. “Më pëlqeu shumë edhe filmi i dytë”.
Megjithatë, duket se Bullock nuk është më në gjendje ta shijojë filmin në mënyrën e mëparshme. Tani që Channing dhe Bullock janë bërë kaq miq të mirë, pë të është “pak i sikletshëm mendimi që ta shohë duke bërë striptizë në kamrera”.
“Tani që e njoh, nuk do ndihesha rehat duke e parë”.
Por Channing ka ide të tjera. Ai dëshiron që Bullock të shkojë dhe ta shohë “Magic Mike” live, por pa Channing.
“Unë do ulem pranë teje”, thotë ai.
Krahas Bullock dhe Tatum, në “The Lost City” luajnë edhe Brad Pitt dhe Daniel Radcliffe. “The Lost City” e ka premierën më 15 prill në Mbretërinë e Bashkuar, përpara se të bëjë xhiron e botës!
Burimi: Bustle, Anabel