Për kuriozët, ja sa kamera ka gjithsej në “Big Brother VIP Albania”

Numri i kamerave të “Big Brother VIP Albania” nuk i hyn kujt në punë dhe nuk do të na pyesë kurrë njeri nëse e dimë si informacion, por kjo nuk do të thotë se nuk jemi kuriozë.

Në “Wake up”, regjisori i “Big Brother VIP Albania”, Eduart Grishaj, u pyet se sa kamera ka gjithsej shtëpia e famshme.

Ai tha se janë 73 që xhirojnë 24 orë. 104 kur bashkohen edhe me kamerat e spektaklit. Në finalen e edicionit të parë numri shkoi në 118.

Gjithë këto kamera dhe prapë vetëm Luizin shohim.