Për ish-banoren e “Big Brother”, ”Dubai Porta Potty” nuk ka asgjë të keqe, ‘është vetëm 5 minuta punë’

Megjithëse asgjë nuk është e vërtetuar dhe ka disa kohë që është publikuar, “Dubai Porta Potty” është ende temë diskutimi në rrjetet sociale.

Buja e këtij skandali ka mbërritur edhe në Shqipëri, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë mbajtur një qëndrim lidhur me këtë fakt.

Një ndër ta është edhe ish-banorja e “Big Brother” Fjorentina Halili, e cila ishte e ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën”, në News 24.

Fjorentina tha: ”Dubai është një vend siç është Franca, siç është Italia apo siç është Gjermania, thjesht është ajo ideja “Dubai që ka sheikët”.

Një 20-vjeçare do të thoshte që është mënyra më e shpejtë edhe më e thjeshtë për të fituar shumë lekë,nuk ka asnjë gjë të keqe, 5 minuta punë është,do thotë

Kjo gjë ndodh tek pjesa e rinisë që është rritur tani, unë jam një pjesë e rinisë së hershme që jam rritur me kulturën e punës.

Në fund të ditës të gjithë i duam lekët edhe tundohen kur i shohin. Por problemi është si je rritur, sa të vret ndërgjegja. Unë për veten time nuk e bëj dot këtë gjë

Janë këto disa fjalë nga intervista e shkëputur ku bëhet e qartë se edhe për Fjorentinën,njësoj si për pjesën më të  madhe të botës,kjo eshte diçka e ulët dhe e papranueshme.